"Të q**** Mul Nokën"/ Ndodh dhe kjo gjatë votëbesimit për Berishën! Demokrati shpreh revoltën mbi fletën e votimit (FOTO)
- 1 hour ago
- 1 min read
Sot gjatë procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, demokratët nuk kursyen shprehjen e revoltës së tyre në fletat e votimit.
Ora News siguroi një fletë votimi ku një demokrat, mesa duket, nuk ka nguruar të shprehë mllefin që ka ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
Në fotografi shihet se nuk është shënuar asnjë qëndrim për kandidatin e vetëm të garës, Sali Berisha.
Gjithashtu, nuk ka asnjë shënim nëse votuesi është pro, kundër apo abstenon ndaj kryedemokratit të rizgjedhur.
Mesa duket, ky proces ka sjellë pakënaqësi në radhët e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe jo të gjithë janë dakordësuar me rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të partisë./ Oranews
“KORÇA BOOM”

















