Po lëvizte me biçikletë, 55-vjeçari shqiptar gjen vd*kjen në mënyrë tragjike
- 1 hour ago
- 1 min read
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në Greqi. Viktima, 55 vjeç, humbi jetën pasi u përplas nga një kamion në zonën “Pirgos Ilias”, në Peloponez.
Sipas mediave greke, shqiptari po lëvizte me biçikletë pranë hyrjes së qytetit, kur në rrethana ende të paqarta është përplasur nga një kamion. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Menjëherë pas aksidentit, 55-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit më të afërt, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familjarët e tij ndodhen në Shqipëri. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë në drejtim, ndonjë defekti teknik apo faktorëve të tjerë
“KORÇA BOOM”
















