top of page

Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur, në kërkim dy kushërinj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 1 min read

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit është plagosur me armë zjarri.


Ndërkohë, policia është në kërkim të dy autorëve të ngjarjes.


Njoftimi i plotë i policisë:


Informacion paraprak


Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.


Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page