Të veçantat e miqësores Skënderbeu-Kukësi 2-1/ Estrela mbetet në stol, Noha fiton zemrat e tifozëve
- 1 day ago
- 1 min read
-Edhe pse termometri shënonte 33 gradë në momentin e nisjes së ndeshjes, rreth 500 tifozë korçarë ishin të pranishëm në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” për të ndjekur nga afër miqësoren mes Skënderbeut dhe Kukësit.
-”Dhimbje koke” për trajnerin Julian Ahmataj. Mbrojtësi me përvojë Kosta Vangjeli nuk ishte i gatshëm për këtë takim, për shkak të një dëmtimi në gju. -Miqësorja u ndoq nga afër edhe nga administratori i Kukësit, Florin Biba, i cili ishte i pranishëm në tribunë përkrah ish-futbollistit të njohur Justin Bespalla.
-Mesfushori portugez Paulo Estrela, emri i të cilit është përfolur së fundmi për një largim nga Skënderbeu, nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Ahmataj. Estrela zhvilloi nxehjen gjatë gjithë takimit, por nuk mori mundësinë të zbriste në fushë. Nga tribunat nuk munguan thirrjet e tifozëve: “Fute Estrelën!”
-Përveç Enur Totres, i cili ndryshoi ritmin e lojës pas aktivizimit, duartrokitje të shumta fitoi edhe futbollisti i ri Rodriguez Noha. Talenti, që u shfaq për herë të parë me fanellën e Skënderbeut, la përshtypje shumë të mira me cilësitë teknike dhe lëvizjet e tij në fushë. Noha ndodhet aktualisht në provë te skuadra korçare dhe konsiderohet një nga elementët më premtues të kësaj faze përgatitore./ Panorama sport
“KORÇA BOOM”
















