top of page

Tërmeti i fortë lëkund Greqinë/ Çfarë pritet më pas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 21 minutes ago
  • 1 min read

Një tërmeti i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi pak para orës 12:30 të mesnatës së së hënës në Evia, me epiqendër në Nea Stira.


Tërmeti u ndje veçanërisht në Athinë. Sizmologët, po monitorojnë situatën, duke u përpjekur të përcaktojnë nëse është tërmeti kryesor dhe të hartëzojnë evolucionin e fenomenit.


Presidenti i OASP, Efthymios Lekkas, drejtori i Institutit Gjeodinamik, Vasilis Karastathis dhe sizmologu Gerasimos Papadopoulos, në deklaratat e tyre të martën në mëngjes, ranë dakord se një pasgoditje deri në 4 ballë të shkallës Rihter është e mundshme dhe nga ana tjetër, se dridhja e së hënës nuk ka gjasa të aktivizojë një tjetër çarje aty pranë.


Pas regjistrimit nga Instituti Gjeodinamik në orën 12:27, pasuan afërsisht 25 dridhje deri në orën 6 të mëngjesit të së martës, ku më e vogla prej tyre arriti në 1.3 të shkallës Rihter dhe më e madhja në 2.8.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page