Kthjellime në gjithë territorin/ Moti për ditën e sotme, e martë 9 Shtator
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash, kryesisht në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 8 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.
“KORÇA BOOM”
