U dërgua në spital nga familjarët, humb jetën 65-vjeçari
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolonjë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve zyrtare, më datë 2 nëntor 2025, shtetasi S. M., 65 vjeç, është dërguar pa shenja jete në spital nga familjarët e tij.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral, ndërsa grupi hetimor po kryen të gjitha procedurat për përcaktimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















