top of page

U fut në autostradë në çastet e fundit, motoristi përplaset nga automjeti

Jun 16
1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në autostradën Vlorë-Fier, pranë nënkalimit të Panajasë.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi Q5” është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e lehtë të drejtuesit të motorit.


Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një gabimi në manovër. Ndërsa motorët e tjerë kanë marrë daljen nga autostrada, drejtuesi i motorit të përfshirë në aksident është futur në autostradë në momentet e fundit, duke u goditur nga pas nga automjeti.


Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page