top of page

U godit me th*ikë pas sherrit në TikTok, 15-vjeçari nuk i mbijeton plagës vdekjeprurëse

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 4
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Reanimacionin Qendror të Spitalit “Nënë Tereza”, 15-vjeçari E.B., i cili ishte plagosur një javë më parë pas një konflikti të nisur në rrjetin social TikTok.


Sipas njoftimit zyrtar të siguruar nga Gazeta Shqip, i mituri ishte dërguar me urgjencë në QSUT rreth shtatë ditë më parë, duke mbërritur nga Durrësi me plagë të rënda në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, të shkaktuara nga goditjet me thikë. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, plagët kanë rezultuar fatale dhe ai ka ndërruar jetë sot.


Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, rreth 20 minuta larg në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësojnë të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Fillimisht, tensionet nisën nga një koment në rrjetet sociale, duke vazhduar më pas me një përballje brenda shkollës. Pas orës së mësimit, adoleshentët lanë një takim “për sqarim”, i cili përfundoi në një përplasje të dhunshme.


Në njoftimin zyrtar thuhet:“Ne Reanimacionin Qendror të Spitalit ‘Nënë Tereza’ ka ardhur nga qyteti i Durrësit 7 ditë më parë për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur Erjon Boba, 15 vjeç, i cili kishte një plagë me thikë në pjesën e gjoksit. Si pasojë, ditën e sotme ka ndërruar jetë. U njoftua ambulanca e morgut dhe DVP Durrës; po kryhen veprimet hetimore.”

Policia dhe organet hetimore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësisë penale.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page