top of page

U pl*gos nga Violand Braçellari gjatë operacionit në Maliq/ Si është gjendja shëndetësore e policit Edison Adri

  • Jun 9
  • 1 min read

Efektivi i Policisë së Shtetit, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së ndodhur në Maliq, ka kaluar rrezikun për jetën.


36-vjeçari ndodhet i shtruar në pavionin e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.


Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ndërsa do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në rehabilitimin e plotë.


Efektivi u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pas plagosjes së pësuar në ngjarjen e rëndë në Maliq. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Mjekët kanë konfirmuar se aktualisht Edison Adri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet procedurave të nevojshme për rikuperimin e tij./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page