U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, flet babai i 15-vjeçarit: Djali në intubim. Kaloi gjendjen kritike, por…
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Një sherr i vogël mes dy nxënësve të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës u kthye në një ngjarje tragjike. Një 15-vjeçar u plagos me thikë nga një shok i klasës, vetëm sepse kërkoi sqarim për fjalët fyese që kishte dëgjuar prej tij.
Telefonata për të qartësuar një keqkuptim u kthye në momente të errëta, kur përballë shkollës një goditje e vetme goditi zemrën e tij. Mjekët e shpëtuan, duke e nxjerrë nga intubimi, por gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit mbetet kritike dhe ai është ende në monitorim intensiv.
Familja e tij është e tronditur. Një baba që kërkon përgjigje dhe një nënë që falënderon çdo frymëmarrje të të birit. Komuniteti shkollor mbetet i shokuar nga dhuna mes fëmijëve.
Babai i 15-vjeçarit dha dëshminë e tij në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku tregoi dhe detaje nga ngjarja si dhe gjendja e djalit. “”Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi. Më pas do të shohim dëmtime në zemër apo në tru. Këto janë çështje të shëndetësisë dhe me detaje nuk di çfarë të shpjegoj. Por këtë e thotë mjeku i zemrës. Parametrat janë optimale. Kemi një problem të ulur, por një trajektore të mirë. Do të shihen reagimet e djalit, do të shohim maksimumi brenda dy ditëve.
Gruaja është në gjendje jo të mirë, herë qan, herë e mban veten, por na mban besimi te Zoti. Ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin në TikTok për protagonizëm. Ia lëmë dhe shtetit pjesën tjetër.”, tha ai.
“KORÇA BOOM”



















