top of page

U përfshi nga flakët në mes të rrugës, makina shkrumbohet totalisht

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në zonën e Lalarit, përgjatë aksit rrugor Fier–Ballsh.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është djegur pothuajse tërësisht, ndërsa flakët kanë qenë të përmasave të mëdha. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij.


Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin e shkrumbuar, ndërsa tymi i dendur është përhapur në zonë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet një ekspertizë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page