U çmendën njerëzit/ 75-vjeçari kanos me s*patë bashkëshorten. Ngjarje në Korçë, Devoll, Pogradec e Maliq!
- 3 hours ago
- 2 min read
DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin O. A., 38 vjeç, banues në fshatin Malinat, Berat, për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar këta dy shtetas, mbi fshatin Trestenik, Devoll, dhe iu kanë bërë thirrje për të ndaluar. Shtetasi F. Sh. nuk i është bindur urdhrit, por është larguar me shpejtësi. Shtetasi O. A., pasi u ndalua nga Policia, deklaroi se shtetasi F. Sh. do ta ndihmonte për të kaluar kufirin grek, në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës 100 euro.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit O. A. iu gjet një pasaportë me vula të dyshuara false. Po punohet për kapjen e shtetasit F. Sh. dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në fshatin Bulgarec, Korçë, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-I. Q., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, i ka penguar hyrjen në banesë, shtetases Z. F., 59 vjeçe, në apartamentin që kanë në bashkëpronësi, duke i ndërruar bravën e derës, me vetëgjyqësi;
-A. K., 19 vjeç dhe J. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodheshin, në lagjen nr. 10, Korçë, gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe aktive për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. P., 75 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-F. P., 43 vjeçe, banuese në fshatin Bahçallëk, Pogradec, pasi në kundështim me vendimin e Gjykatës, ka shqetësuar vjehrrën e saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dje në rrugën "Reshit Çollaku", në Pogradec, janë konfliktuar me njëri-tjetrin disa shtetas, për motive të dobëta. Pasi janë shoqëruar në komisariat, këta shtetas kanë hequr dorë nga ankimimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Maliq/Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti me drejtues shtetasin E. C., ka aksidentuar shtetasin Z. B., rreth 78 vjeç, banues në Zëmblak, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit, shtetasin E. C., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















