top of page

UEFA publikon gabimisht ndërhyrjet e VAR-it para ndeshjes Andorrë-Shqipëri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë pritet të luhet sot në orën 20:45. Megjithatë, UEFA e ka publikuar fillimin e ndeshjes në faqen e saj zyrtare katër orë përpara orarit të planifikuar, një situatë që ka ngjallur habi te tifozët.


Në faqen e UEFA-s, si për çudi, shfaqen postime për tre ndërhyrje të VAR-it për të monitoruar situatat e ndeshjes. Nga këto tre ndërhyrje, në dy prej tyre VAR-i rezulton duke anuluar gola, sipas informacionit të publikuar në faqen e ndeshjes.


Ngjarja duket të jetë e pazakontë dhe lidhet padyshim me një gabim teknik nga editorët e faqes së UEFA-s, të cilët kanë qenë duke testuar sistemin e postimeve për rastet e VAR-it gjatë ndeshjes, duke bërë të mundur publikimin e këtyre të dhënave për të gjithë vizitorët e faqes, ndonëse nuk ishte qëllimi.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page