SKËNDERBEU pak orë më parë drejt Anglisë/ Suksese nesër “Ujqër”, na nderoni!
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Fotoja që sjellim më poshtë është përpara nisjës së skuadrës bardhekuqe sot pak orë më parë drejt Anglisë. Në Rinas “Ujqërit” 19-vjeçare janë nisur për në Angli, atje ku pritet që nesër të luajnë ndeshjen e kthimit me Asnton Villën.
Sigurisht që të gjithë janë më “sy e veshë” nesër në Angli, ku në orën 14:00 Skënderbeu luan nga ato sfida që mund ta fusin në historinë e futbollit shqiptar.
Nëse Skënderbeu e kalon Aston Villën, sigurisht që do të jetë arritja më e madhe historike dhe këtë besojmë dhe shpresojmë të gjithë.
Ndeshja e parë në Korçë përfundoi 1-1 dhe nesër një rezultat pozitiv do ta çonte Skënderbeun në turin tjetër.
Suskese nesër “Ujqër”!
Na nderoni ne dhe gjithë Shqipërinë! Jemi me ju nga larg në këtë ndeshje të madhe në Angli.
U kthefshi me fitore!
"KORCA BOOM"



















