Ushtronin aktivitet të paligjshëm në një apartament me qira, arrestohen dy kazakistaneze
- Feb 18
- 1 min read
Policia ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucioni. Kjo ka çuar në arrestimin e dy kazakistanezeve dhe hetimin e një 33-vjeçari.
Nga hetimet rezultoi se ato ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qera, në rrugën “Çamëria”. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani, K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















