top of page

“V*ekje në vendin e punës / Emigrantët protestojnë për Mariglen Hoxhën në Mytilene

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ngjarja ka ndodhur në zonën Mytilene, ku ai ishte duke kryer punime në çatinë e një shtëpie. Në rrethana ende të paqarta, Hoxha ka rënë nga një lartësi e madhe dhe ka humbur jetën në vendngjarje.


Sipas mediave vendase, pas ngjarjes, Qendra Punëtore e Mytilinit dhe Sindikata e Ndërtuesve organizuan një protestë dhe një tubim solidariteti për familjen e viktimës, ku morën pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë.


Protestuesit denoncuan mungesën e masave të sigurisë në punë dhe theksuan se shumë punonjës në sektorin privat janë të detyruar të kryejnë dy ose tre punë për të përballuar jetesën.


Duke mbajtur pankarta në Sheshin “Sappho”, ata kërkuan marrjen e masave konkrete për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera në vendin e punës.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page