“Vallja Devolliçe” synon UNESCO-n. Devolli prezanton pasurinë e tij kulturore në Akademinë e Shkencave
- Korca Boom
- Nov 15, 2025
- 1 min read
Bashkia Devoll prezantoi sot “Vallen Devolliçe” në Konferencën Shkencore të organizuar nga Shoqata “Devolli”, zhvilluar në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Kjo valle tradicionale, e trashëguar brez pas brezi, u shpalos si një nga elementet më përfaqësuese të identitetit kulturor devollit dhe të traditës shqiptare.
Me energjinë, ritmin karakteristik dhe harmoninë e saj, “Vallja Devolliçe” synon të marrë një vend të rëndësishëm edhe në skenën ndërkombëtare, ku po punohet për ta përfshirë në listën e trashëgimisë shpirtërore të UNESCO-s.
Bashkia Devoll theksoi mbështetjen për çdo nismë që promovon dhe mbron kulturën vendase, duke e vendosur atë në vëmendjen dhe vlerësimin që meriton.
"KORCA BOOM"



















