Vangjel Zguro "largohet" nga Pogradeci, por nuk i ndahet futbollit, mësoni çfarë bën pogradecari!
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Kapiteni i liqenorëve, Vangjel Zguro, është larguar nga Pogradeci dhe ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ndodhet pranë familjes së tij dhe ka postuar disa foto personale që lidhen me këtë udhëtim.
Por ajo që të bën përshtypje është fakti se ai nuk mund të qëndrojë larg futbollit, edhe pse ekipi i Pogradecit ndodhet në një periudhë pushimi.
Zguro është bashkuar menjëherë me disa ekipe shqiptare që ndodhen në SHBA dhe që po zhvillojnë një kampionat amator mes tyre. Ai ka veshur fanellën e njërit prej këtyre ekipeve dhe tashmë është në garë për të fituar titullin kampion, pasi skuadra ku ai luan është kualifikuar në finale.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Zguro nuk do të kthehet në Pogradec pas përfundimit të pushimeve. Ai nuk mund të ndahet nga futbolli dhe nga ekipi i tij i zemrës, Pogradeci, ku e presin shokët e skuadrës për një garë të fortë në sezonin e ri.
“KORÇA BOOM”
