top of page

Varianti K i gripit AH3N2, transmetueshmëri më e lartë, por pa panik në Shqipëri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar një mutacion, dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.


Varianti K i këtij virusi ka sjellë një rritje të numrit të të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.


Në Shqipëri, ekspertët theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi ky virus ka qarkulluar edhe më parë dhe, edhe pse ka pësuar një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.


Viruset e gripit gjithmonë pësojnë ndryshime, dhe për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, edhe pse ai nuk përfshihet në vaksinën për vitin 2025–2026. Vaksina gjithsesi ndihmon duke rritur imunitetin e individëve.


Në vendet e ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe interesin për vaksinim.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page