top of page

Skandal te spitali Onkologjik/ 6 medikamente në mungesë prej gati 2 muajsh, pacientët me kancer pa ilaçe

  • Feb 11
  • 1 min read

Ndonëse luftojnë çdo ditë për jetën, 6 medikamente mungojnë në spitalin Onkologjik në QSUT. Bëhet fjalë për medikamente që trajtojnë të prekurat nga kanceri i gjirit, por edhe të trajtave të tjera të kësaj sëmundje të rëndë.


Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa nga jashtë spitalit Onkologjik, pohoi se ka rreth 2 muaj që mungon një prej këtyre medikamenteve, ndërsa të tjerë nga 1 muaj.


“Prej disa javësh në spitalin Onkologjik ka mungesë të medikamenteve që përdoren për kimioterapinë. Mjekët kanë kërkuar që të kalojnë në një linjë tjetër trajtimi, por protokollet nuk e lejojnë që të kalohet në një linjë tjetër trajtimin mungesë të medikamentit. Gjithashtu një tjetër medikament që mungon është ai që trajton kancerin e zorrës së trashë, kancerin e stomakut, por edhe të mushkërisë në raste të caktuara”, tha gazetari Osman Stafa për “News24”./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page