top of page

Vendimi i Malit në Big Brother VIP, vjen reagimi i fortë i Violetë Kukajt

  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të prerë për të mos takuar babanë e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë komunikim prej plot 7 vitesh. Pavarësisht mundësisë për një përballje pas gati një dekade, ai u shpreh se nuk ishte ende gati për këtë hap, duke theksuar se një takim mes tyre mund të ndodhë në të ardhmen, por larg kamerave.


Vendimi i Malit ka gjetur menjëherë mbështetjen e plotë të familjes së tij jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Nëna e tij, këngëtarja Violetë Kukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur krenare për qëndrimin e të birit. “Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo në një postim të shoqëruar me një foto të Malit, ku ai shihet me një kurorë mbi kokë.


Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i qartë se familja qëndron në një vijë me vendimin e Malit për të mbajtur distancë nga i ati, të paktën për momentin.


bottom of page