top of page

Vendimi i ri i Bordit: Nafta dhe benzina më lirë duke nisur nga sot

  • Apr 9
  • 1 min read

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar më 9 Prill 2026, ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend, duke sjellë një lehtësim për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.


Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) të standardit SSH EN 590 është caktuar jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër.


Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 173 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në jo më shumë se 161 lekë për litër.


Në njoftimin zyrtar theksohet se këto çmime kanë hyrë në fuqi ditën e sotme, më 9 prill, në orën 14:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku pritet të reflektohen ndryshime të tjera të mundshme në varësi të tregjeve.


Ky vendim vjen në vijim të luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare të energjisë, duke reflektuar një ulje të lehtë të çmimeve krahasuar me vendimin e mëparshëm.

“KORÇA BOOM”


bottom of page