top of page

“Vendosni tenda të reja me lekët tuaja”/ Tregtarët në protestë para bashkisë Korçë: E papërballueshme për ne

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Tregtarët e tregut maqedonas në qytetin e Korçës kanë protestuar këtë të premte para bashkisë, pas një vendimi që iu është komunikuar një ditë më parë për largimin e tendave ekzistuese në dyqanet e tyre dhe zëvendësimin me tenda të reja, forma dhe ngjyra e të cilave është përcaktuar nga bashkia.


Ky investim duhet të përballohet me të ardhurat e tregtarëve, ndaj edhe ata kanë protestuar, duke u shprehur se në kushtet kur është bërë e vështirë mbijetesa e bizneseve, kjo kosto e detyruar nga bashkia është e papërballueshme për ta.


Pasi kanë pritur për më shumë se një orë që kryebashkiaku të dalë dhe të sqarohet me tregtarët, ata janë larguar, duke u shprehur se në këto kushte do të vijojnë të tregtojnë vetëm brenda dyqaneve, pa reklamuar mallin përjashta, pasi e kanë të pamundur të paguajnë për tendat dhe vizionin e ri të bashkisë për tregun maqedonas./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page