top of page

Vetëm 5 ditë pas lindjes, 42-vjeçarja braktis foshnjën në maternitet

  • Mar 26
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një grua ka braktisur foshnjën e saj vetëm pak ditë pas lindjes.


Sipas burimeve zyrtare, 42-vjeçarja me inicialet E. A., banuese në Gjirokastër, dyshohet se ka lënë foshnjën në maternitetin e spitalit të qytetit, pesë ditë pasi e kishte sjellë në jetë, më 21 mars 2026. Mësohet se ajo ka firmosur një deklaratë dhe më pas është larguar nga ambientet e maternitetit, duke marrë këtë vendim të vështirë për bebin e saj.


Rasti është konstatuar dhe raportuar nga stafi mjekësor, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori.


Ndaj 42-vjeçares ka nisur procedimi penal për veprën penale të braktisjes së fëmijës.


Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale.


Ndërkohë, foshnja ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe autoriteteve përkatëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page