top of page

Video intime nga klinika dhe shtëpi private, goditet rrjeti i kamerave të hakuara

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 1
  • 1 min read

Katër persona janë arrestuar në Korenë e Jugut, të akuzuar për hakimin e më shumë se 120,000 kamerave në shtëpi dhe biznese, duke përfituar nga dobësitë në siguri dhe nga përdorimi i fjalëkalimeve të thjeshta. Përmes këtij aksesimi të paligjshëm, ata kanë krijuar dhe shpërndarë materiale seksuale eksplicite në një faqe të huaj të paligjshme.


Sipas autoriteteve, kamerat e komprometuara ishin të lidhura me rrjetet familjare dhe përdoreshin zakonisht për siguri ose mbikëqyrjen e fëmijëve e kafshëve shtëpiake. Ndër vendet ku u zbulua se ishin hakuar kamera përfshihen banesa private, dhoma karaoke, studio Pilates dhe një klinikë gjinekologjike.


Sipas BBC-së, policia njoftoi se katër të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Njëri prej tyre akuzohet për hakimin e 63,000 kamerave dhe prodhimin e 545 videove me përmbajtje seksuale, të cilat dyshohet t’i ketë shitur për 12,235 dollarë në asete virtuale. Një i dyshuar i dytë dyshohet se ka hakuar 70,000 kamera dhe ka shpërndarë 648 video, duke përfituar rreth 18 milionë won.


Këta dy autorë dyshohet se janë përgjegjës për rreth 62% të materialeve të paligjshme të publikuara vitin e kaluar në faqen që shpërndante ilegalisht video nga kamera IP të hakuara. Autoritetet po punojnë për të bllokuar dhe mbyllur platformën, ndërsa po bashkëpunojnë me agjenci të huaja për identifikimin e administratorit të saj.


Paralelisht, tre persona të tjerë janë arrestuar për dyshimin e blerjes ose shikimit të materialeve të paligjshme të publikuara në këtë faqe.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page