top of page

Vijon zjarri masiv në Kapshticë, flakët shumë pranë rrugës nacionale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2025
  • 1 min read

Zjarri vijon të mbetet aktiv në një mal në anën e Kapshticës. Flakët të cilat favorizohen nga temperaturat e larta dhe erërat, po përfshijnë të gjithë pllajën e malit.


Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur edhe me mjete rrethanore shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.


Ndërhyrja e zjarrfikëses është bërë në kohë, por era ka bërë që pjesa më e madhe e hapësirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët masive. 

“KORÇA BOOM”


bottom of page