top of page

“Viktima ka pajtuar gjaqe”, v*au babanë me th*kë, avokatja e 25-vjeçarit: Djalë i mbyllur, nuk e kupton çfarë ka bërë...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 2 min read

25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin Pjetër Kodheli pak ditë më parë në Durrës, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit.


Masa “arrest me burg” rezultoi të ishte i ligjshëm.


Avokatja autorit të krimit, Tone Lekgegaj shprehet se: “U vendos arrestimi i ligjshëm dhe u la në burg, Marjan Kodheli. Akoma nuk është bërë një ekzaminim paraprak, ai ende nuk e kupton veprimin që ka bërë. Marjani shihet si një njeri i mbyllur dhe i heshtur, nuk e dimë se çfarë ka vuajtur ai nga brenda. Është një veprim i rëndë, ka qenë veprim i pa paramenduar nga askush.


Ka qenë një veprim i momentit. Në komunitet ka qenë një familje e rregullt dhe punëtore. I ndjeri ka qenë familjar dhe i rregullt, punëtor, që ka kontribuar për familjen e tij. Nga njerëzit kam dëgjuar se ai ka pajtuar edhe gjaqe. Mamaja e autorit dhe bashkëshortja e të ndjerit ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjëherë konflikte. Marjani që 18 vjeç ka emigruar, ka mbaruar shkollën e mesme. Gjatë kohës që ka qenë në shkollë edhe ka punuar.


Pas moshës 18-vjeçare ka qenë emigrant, nuk e dimë se si është ndjerë ai atje. Kur është kthyer, në qershor, ka qenë një njeri i heshtur. Po priste të merrte një biletë dhe të kthehej në vendin e punës, para pak ditësh atij i kishte vdekur gjyshja. I ati i ka kërkuar të qëndrojë edhe disa ditë, i ka thënë kujdes kur vijnë njerëzit t’i presësh dhe përcjellësh. Këto fjalë atij mund të mos i kenë pëlqyer. Marjani nuk është shoqëruar asnjëherë në komisariat”, tha avokatja autorit të krimit, Tone Lekgegaj./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page