Vinjola Rota/ Një rikthim plot kujtime në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”
- Korca Boom
- Jun 30
- 1 min read
Dikur maturante e kësaj shkolle, më pas mësuese në të njëjtin gjimnaz… Sot, kthehem pas në kohë dhe ndjej vetëm mirënjohje. Faleminderit çdo mësuesi të “Raqi Qirinxhiu”-t që kontribuoi në formimin tim si qytetare dhe më tej, si profesioniste.
Kthimi gjithmonë sjell emocione, nostalgji, dhe një lidhje të fortë me adoleshencën.
Sot, teksa dëgjoja përshëndetjet e maturantëve, mendova me krenari: kemi formuar qytetarë të mirë, njerëz të ndershëm e mirënjohës — vlera më e lartë që një njeri mund të mbajë.
Nga ky gjimnaz më shoqërojnë kujtime të bukura dhe miqësi që kanë zgjatur një jetë të tërë. Jam krenare që kam qenë pjesë e këtij institucioni në rrugëtimin tim.
Nuk më mbetet veçse t’u uroj suksese të gjithë nxënësve, kudo që të shkojnë. Sepse rikthimi në këtë institucion, në një formë apo tjetër, do të ndodhë patjetër.
E tillë është lidhja që mbetet përgjithmonë.
“KORÇA BOOM”
