top of page

Vizitë simbolike e shkrimtarëve dhe artistëve në shtëpinë-muze të Dritëro Agollit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Shtëpia-muze e shkrimtarit dhe poetit “Nderi i Kombit”, Dritëro Agolli, në vendlindjen e tij, fshatin Menkulas të Devollit, po merr formë. Ky projekt kulturor synon të ruajë dhe të promovojë trashëgiminë letrare të një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare.


Sot, në ambientet e kësaj shtëpie-muze, u zhvillua një vizitë simbolike nga shkrimtarë, artistë të humorit dhe satirës nga Shqipëria dhe trevat shqiptare. Të pranishëm ishin gjithashtu miq të Dritëro Agollit nga jeta publike, politika dhe entet botuese.


Aktiviteti u moderua nga Flora Nikolla dhe Skënder Demolli. Me fjalë përshëndetëse u drejtuan kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, si dhe miqtë e Dritëroit, Spartak Braho dhe Fatmir Toçi, të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për figurën e shkrimtarit.


Në emër të krijuesve devollinj, shkrimtari dhe studiuesi Kosta Nake përshëndeti të ftuarit dhe propozoi që, pas përfundimit të shtëpisë-muze, në qytetin e Bilishtit të ngrihet një shtatore e Dritëro Agollit, në shembullin e atyre të Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në Pogradec.


Shtëpia-muze e Dritëro Agollit pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme referimi kulturore për Devollin dhe për gjithë dashamirësit e letërsisë shqiptare.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page