VOLEJ FEMRA/ Klubi shumësportësh “Skënderbeu” uron kampionet e Shqipërisë
- May 21, 2025
- 1 min read
Faleminderit dhe Urime Skënderbeu U-18 Femra!
Me krenari dhe entuziazëm përgëzojmë ekipin e Skënderbeut U-18 në volejboll për femra për përsëritjen e suksesit të madh si kampione e sezonit sportiv 2024-2025, duke ndjekur gjurmët e skuadrës U-20.
Ky triumf është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së palodhur të vajzave tona, trainerit Julian Shishi dhe të gjithë mbështetësve.
Faleminderit që na bëni krenarë dhe që vazhdoni të shkruani historinë e lavdishme të sportit korçar dhe shqiptar!
Forca Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
















