top of page

VOLEJ FEMRA/ Mbyllet java e 3-të e Kupës. Pogradeci kryeson me pikë të plota, Skënderbeu i dyti!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ka përfunduar ditën e djeshme ndeshja e fundit e javës së 3-të në volejboll për femra pr Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu ka mposhtu pa të voglin problem Korabin në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, teksa ka fituar pastër 3-0. 25-11, 25-17 dhe 25-19, ishin tre rezultatet e seteve të fituara nga bardhekuqet, ndërkohë që kjo fitore e ngjit Skënderbeun në vendin e dytë.


Një ditë më parë Pogradeci mposhti 0-3 Partizanin në kryeqytet, ndërkohë që liqenoret me këtë fitore ndodhen në krye me 9 pikë të plota.


Javën e ardhshme dhe pikërisht të premte, Skënderbeu luan në transfertën vendimtare ndaj Partizanit të vendit të tretë, ndërkohë që Pogradeci të shtunë përballet me Korabin në Peshkopi.


Pavarësisht se duhen ende javë nga Kupa e Shqipërisë, Pogradeci nk e ka problem kreun e Grupit A, ndërkohë parashikohet që Skënderbeu ta mbyllë në vendin e dytë.


Ja renditja pas 3 ndeshjeve të para Grupi A


Pogradeci    9 pikë

Skënderbeu 6 pikë

Partizani       3 pikë

Korabi          0 pikë      

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page