VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, mposht Korabin 3-0
- Jan 17
- 1 min read
Korabi-Skënderbeu 0-3
(13-25, 15-25, 13-25)
Skënderbeu në volejboll për femra ka arritur të fitojë pastër 0-3 ditën e sotme në kryeqytet ndaj Korabit duke siguruar përfundimisht vendin e dytë në Grupin A dhe duke siguruar njëkohësisht vendin e dytë që e çon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Një ndeshje sa për statistikë ka qenë kjo e sotmja ndaj Korabit për Skënderbeun, që fiton pastër dhe nuk diskuton në asnjë moment qoftë edhe një set lojë.
Pas kësaj fitoreje, renditja pëfundimtare është me Pogradecin me 18 pikë të plota. më pas Skënderbeu 12 pikë, Partizani 6 pikë dhe në fund Korabi me 0 pikë.
Tashmë Skënderbeu do të jetë mes katër ekipeve më të mira të Kupës.
“KORÇA BOOM”
















