top of page

Vora surprizon Tiranën në kryeqytet, bardheblutë mbeten në fund të tabelës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Tirana ka pësuar një tjetër disfatë zhgënjyese në Kategorinë Superiore, duke u mposhtur 0–2 nga Vora në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky rezultat konfirmon edhe një herë sezonin e vështirë që po kalon skuadra bardheblu, e cila vijon të mbetet në fund të renditjes.


Vora kaloi në avantazh herët, me golin e Bardhit në minutën e 11-të, ndërsa Kasalla dyfishoi rezultatin në minutën e 32-të, duke i dhënë miqve një epërsi të merituar pas një pjese të parë të dominuar.


Në fraksionin e dytë, Tirana tentoi të reagojë dhe krijoi disa raste për gol, por pa arritur të ndryshojë rezultatin. Skuadra e trajnerit Nuhiu duket se po kalon një krizë të thellë, si në lojë ashtu edhe në rezultate, duke mbetur në fund të klasifikimit me vetëm 6 pikë pas 11 javësh.


Në anën tjetër, Vora vazhdon formën pozitive dhe ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë, duke konfirmuar ambicien për të qëndruar në zonën e mesme të tabelës.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page