top of page

Vranësira dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti për sot

  • May 13
  • 1 min read

Këtë të mërkurë, 13 maj, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Sipas metereologëve, reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, në veri dhe në qendër të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.


Ndërsa në orët e mesditës deri në orët e vona të pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata shiu kryesisht në qendër dhe jug të vendit.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.


Ndërkohë, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page