top of page

“Vraponin, ecnin, gjuanin dhe merrnin vendime në kohë reale” - Robotët luajnë futboll në Pekin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 8
  • 1 min read

Në Pekin u zhvillua për herë të parë një ndeshje futbolli me robotë inteligjent  pa asnjë ndërhyrje njerëzore.


Ndeshja  u mbajt në Zonën Teknologjike Yizhuang në Pekin, Katër ekipe me robotë humanoidë autonomë konkurruan në këtë ndeshje që tërhoqi vëmendje si një përparim i  teknologjisë.


Ndryshe nga ndeshjet tradicionale me robotë të komanduar nga distanca, kjo loje u zhvillua pa asnjë kontroll njerëzor.


Çdo ekip kishte tre robotë aktivë dhe një zëvendësues, ndërsa loja u nda në dy pjesë nga dhjetë minuta me një pushim pesëminutësh.


Robotët vraponin, ecnin, gjuanin dhe merrnin vendime në kohë reale, duke përdorur inteligjencë artificiale dhe sensorë të integruar. Kamerat dhe sensorët optikë i mundësonin të lokalizonin topin deri në 20 metra larg me më shumë se 90% saktësi, si dhe të dallonin bashkëlojtarët, kundërshtarët, portat dhe vijat e fushës. Edhe pse me lëvizje disi të ngadalta, robotët funksiononin plotësisht në mënyrë të pavarur, pa komanda të jashtme.


Ky aktivitet do të shërbejë në Lojërat  Botërore të Sporteve të Robotëve inteligjent  që do të mbahen në Pekin nga 15 deri më 17 gusht të këtij viti dhe në këtë ngjarje do të përfshihen 11 disiplina sportive, atletikën, gjimnastikën, futbollin dhe kërcimin e sinkronizuar.


Organizatorët theksuan se robotët ende përballen me sfida teknike, Niveli i lojës u krahasua me atë të fëmijëve 5-6 vjeç, por theksuan se në vazhdimësi performanca do të rregullohet edhe më tej. 


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page