Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, Prokuroria e Korçës firmos arrestimin e Ilirjan Selmanit
- Korca Boom
- Jul 28, 2025
- 1 min read
Updated: Jul 29, 2025
Prokuroria e Korçës është e bindur se vrasjen në Pogradec e ka kryer 37-vjeçari Ilirjan Selmani. Edhe pse ai mohon autorsinë, organi i akuzës ka lëshuar urdhër-arresti zyrtar për të riun.
Hetimet kanë zbuluar se Selmani, i cili kishte një lidhje intime 8-vjeçare me Kozeta Teço dhe mbrëmjen e krimit kishte qëndruar në shtëpinë e saj. Dyshohet se mes tyre ka ndodhur një konflikt i çastit, i cili degradoi në dhunë fizike dhe përfundoi me goditjen fatale të Teços me thikë. Për të fshehur gjurmët, autori tentoi të pastronte vendin e ngjarjes, më pas hodhi peshqirët dhe kartpecetat e përgjakura në një kosh mbeturinash dhe i vuri zjarrin banesës.
Pavarësisht tentativës për të inskenuar ngjarjen si aksident, kamerat e sigurisë e regjistruan autorin duke hedhur provat në plehra, çka çoi në identifikimin dhe ndalimin e tij. Selmani, i njohur për varësi nga lëndët narkotike dhe probleme të shëndetit mendor, ka mohuar autorësinë, por provat e grumbulluara nga policia dhe prokuroria dokumentojnë dinamikën e plotë të krimit./ PAMFLETI
“KORÇA BOOM”



















