top of page

Vrau veten me fostoksinë/ DETAJE të reja nga viktima 15-vjeçar: Hoqi dorë nga futbolli, prej 1 viti….

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Detaje te reja janë bërë publike nga vetëvrasja e 15-vjeçarit i cili humbi jetën në Elbasan duke konsumuar fostoksinë.


Sipas Gazetës Shqip i riu kishte luajtur me ekipet e moshave në Elbasan dhe prej 1 viti ishte shkëputur nga ky aktivitet.


Ndërkohë sa mëson Gazeta Shqip i riu prej 1 viti kishte sjellje të dyshimta dhe gjendje të rënduar psikologjike, i mbyllur në vetvete. Teksa ende nuk dihen saktësisht se kush kanë qenë shkaqet, ndërkohë deri tani kjo ngjarje është klasifikuar si vetëvrasje.


Familjarët në gjendje të rënduar kanë refuzuar të japin një deklaratë për mediat.


I riu u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së tij, mjekët vendosën që ta transportonin urgjentisht drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.


Megjithë përpjekjet maksimale të stafit mjekësor, 15-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.


Në njoftimin zyrtar thuhet: “Elbasan/ Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë.


Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.”Kjo është ngjarja e katërt tragjike e regjistruar gjatë ditës së sotme, duke rënduar edhe më shumë atmosferën e tensionuar dhe të trishtë në vend. Kujtojmë se një 21 vjeçar në Divjakë u vetëhelmua, një 35-vjeçar i dha fund jetës pas dëmtimeve me mejt prerës, teksa një i moshuar u gjend pa shenja jete në Tiranë në një kanal.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page