top of page

Vëllezërit Hamzallari, të rinjtë që i japin zë skenës muzikore korçare

  • Jan 7
  • 1 min read

Panajot dhe Boni Hamzallari janë dy vëllezërit e rinj korçarë të cilët po spikasin me talentin e tyre në fushën e muzikës.


Të dy luajnë në kitarë dhe këndojnë, ndërsa gjatë ditëve të festave performuan në skenën e Pazarit të Vjetër të Korçës duke dhuruar atmosferë për vizitorët që zgjodhën juglindjen.


Ata tregojnë se kanë kohë që këndojnë edhe pse veten e shohin jashtë Korçës, për shkak të mundësive të pakta.


“Ne kemi rreth 10 viteve që këndojmë dhe merremi me muzikën live, këngët kryesore janë serenatat korçare sepse janë brumi ku jemi rritur, me ato jemi mësuar sepse është muzika e shpirtit tonë. Ne studiojmë dhe rrymën rock, luajmë dhe rock. Është një pasion i joni, është çështja e mbështetjes, nuk kemi mbështetje për krijimet tona, ka mungesë mbështetje”, tha Panajot Hamzallari.


“Unë jam 22 vjeç dhe fillimet time kanë qenë në moshën 8 vjeçare. Unë luaj në disa instrumente, luaj në kitarë, jam bassist, vokalist në bandën time. Nuk mendoj se arti dhe zhanri im mbështetet në këtë vend për shkak se mbështeten antivlerat. Ne kemi disa këngë që do i lançojmë për të kënaqur shpirtin tonë e disa njerëz me kokrra që e pëlqejnë këtë muzikë. Shumë pak janë”, tha Boni Hamzallari.


Janë të shumtë të rinjtë si dy vëllezërit Hamzallari, të cilët kërkojnë mbështetjen e institucioneve për promovimin e tyre artistik në juglindje të vendit./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page