top of page

Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane ambasadore, përfundon karrierën diplomatike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 20
  • 1 min read

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë gjatë viteve 2019-2023, Yuri Kim, i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Ajo e njoftoi këtë vendim përmes një ceremonie zyrtare për daljen në pension nga shërbimi i jashtëm i Shteteve të Bashkuara. Në këtë ceremoni morën pjesë të afërm të saj, kolegë, si dhe figura të njohura si ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, dhe gazetarja Ilva Tare.


Gjatë detyrës së saj të fundit, Yuri Kim shërbeu si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit. Misioni i saj diplomatik në Shqipëri shënoi një periudhë të rëndësishme, ku ajo mbështeti rritjen e investimeve amerikane në vend dhe ishte një zë i fortë për reformën në drejtësi.


Yuri Kim është e lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në ishullin e Paqësorit, Guami. Ajo përfundoi studimet në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 1993 dhe më pas mori një diplomë master në filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Përveç anglishtes, Kim flet gjuhët koreane, mandarine, japonisht dhe turqisht.


Ajo njihet si gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara si ambasadore, si dhe ambasadorja e parë e SHBA-së nga Guami. Gjatë karrierës së saj, Kim ka shërbyer në vende të ndryshme si Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në fund në Shqipëri, ku dha një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page