top of page

Zbardhen prapaskenat e p*agosjes, identifikohet autori

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Plagosja me armë zjarri e regjistruar një ditë më parë është zbardhur nga policia, duke hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.


Sipas të dhënave zyrtare, konflikti ka ndodhur mes fqinjëve dhe ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Autori i dyshuar është identifikuar si A. Dautaj, 53 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.


I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, 45 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plagë në zonën e barkut. Fatmirësisht, ai ka arritur të mbijetojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit mes palëve.


Policia, në bashkëpunim me strukturat hetimore, vijon punën për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page