top of page

ZBULOHEN ÇARJE GJIGANTE NË TOKË! Shkencëtarët: Nis nga Turqia, mund të sjellë tërmete

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 9
  • 1 min read

Shkencëtarët kanë zbuluar me saktësi një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës Arabo-Afrikane dhe asaj Euro-Aziatike. Studiuesit konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë – Oqeani Neotetis – që ndante dikur super-kontinentet Gondwana dhe Laurasia.


Një zbulim tronditës vjen nga bota e shkencës!

Shkencëtarët kanë identifikuar me saktësi një çarje të re, të madhe, që po zhvillohet nën sipërfaqen e Tokës, mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike.


Nën drejtimin e gjeologut Renas Koshnaw nga Universiteti i Miamit, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë,  Oqeani Neotetis që dikur ndante super-kontinentet Gondwana dhe Laurasia.


 “Kjo është si një plagë e vjetër që po hapet sërish,” thotë studiuesi. Pllaka oqeanike po shembet në mantelin e Tokës, duke krijuar tensione të mëdha anësore.


Zona e dëmtimit nis në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros. Sipas ekspertëve, këto zhvillime mund të rrisin ndjeshëm frekuencën dhe fuqinë e tërmeteve në këtë rajon.


“Në shekujt që vijnë, mund të përjetojmë tërmete më të forta në këtë zonë,” – paralajmërojnë shkencëtarët që kanë realizuar studimi.


Dhe kjo nuk është e gjitha – nëse çarja vazhdon të zgjerohet, mund të lindë një mikropllakë e re mes Arabisë dhe Azisë së Vogël, duke ndryshuar përfundimisht hartën tektonike të Tokës.


Një zhvillim që tregon fuqinë e natyrës dhe rëndësinë e shkencës për të kuptuar të ardhmen e planetit tonë.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page