Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Starovë të Pogradecit, shmanget tragjedia,
- 11 hours ago
- 1 min read
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Starovë, në Pogradec, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga një kasolle me dërrasa ngjitur me banesën dhe më pas është përhapur me shpejtësi në objektin kryesor. Dyshimet e para flasin për një shkëndijë elektrike si shkak të mundshëm të rënies së zjarrit.
Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve, në banesë nuk ndodheshin banorët, konkretisht tre vajzat dhe nëna e tyre, çka ka shmangur pasoja në njerëz.
Flakët rrezikuan edhe një banesë tjetër ngjitur, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, situata është vënë nën kontroll në kohë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
"KORÇA BOOM"
















