Zjarret në Greqi, qindra emigrantë shqiptarë të bllokuar në aksin Artë-Janinë
- Korca Boom
- 7 days ago
- 1 min read
Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që lidh Artën me Janinën në vendin e quajtur Filipiadha.
Situata ishte e rrezikshme pasi autobusë dhe autovetura u detyruan të ecin mbrapsht në krah të kundërt për më shumë se 1 kilometër në autostradë për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve nga zjarri.
U desh ndërhyrja e zjarrëfikësve të cilët vunë nën kontroll flakët për të bërë të mundur kalimin e sigurtë të autobusëve me udhëtarëve.
Situata në zonën e Ahajias në afërsi të patrës mbetet dramatike.
Disa shtëpi janë djegur ndërsa mbetet i bllokuar prej disa orësh aksi që lidh Patrën me Pirgosin.
“KORÇA BOOM”
