ZYRTARE/ Me eksperiencë italiane dhe ish i Teutës, Pogradeci “siguron” golat me sulmuesin e ri
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Pogradeci ka bërë një transferim shumë të rëndësishëm ditën e sotme. Liqenorët kanë zyrtarizuar ish-futbollistin e Teutës.
Kristian Preknicaj është futbollisti më i ri i Pogradecit, i cili përforcon repartin e sulmit. 23-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas aventurës së tij në Itali te Enna, me të cilët mbylli bashkëpunimin pak ditë më parë.
“MIRË SE ERDHE! KRISTIAN PREKNICAJ, 23 vjeç, sulmues është afrimi më i ri në klub. KF Pogradeci i uron suksese gjatë rrugëtimit të tij pranë liqenorëve”, ka shkruar klubi liqenor.
“KORÇA BOOM”



















