ZYRTARE/ Pogradeci nuk ndalet në merkato, firmos me ish-in e Vllaznisë dhe Tiranës
- Korca Boom
- 1 minute ago
- 1 min read
Për merkaton e janarit, Pogradeci ka bërë edhe afrimin e radhës, atë të Redon Dragoshit.
Ndërsa me futbollistin i cili do të jetë më i riu në skuadër, klubi synon që të përforcojë edhe më shumë repartin e mbrojtjes.
Dragoshi vjen nga klube të tjera ku ka luajtur më para për ekipin e Kukësit, atë të moshave të Tiranës, si dhe me Vllazninë po ashtu.
Njoftimin për hyrjen më të re, atë të 25-vjeçarit liqenorët e kanë njoftuar edhe me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.
Ku fotoja e futbollistit është shoqëruar edhe me shkrimin: Redon Dragoshi, mbrojtësi 25-vjeçar është zyrtarisht pjesë e KF Pogradeci. Klubi i uron suksese në rrugëtimin e tij pranë liqenorëve.
“KORÇA BOOM”



















