top of page

Ç’po ndodh në Institut? Policia rrëmben me forcë dy qytetarë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një situatë e paprecedentë është regjistruar paraditen e kësaj të marte, në zonën e Institutit, në Tiranë.


Disa punonjës policie kanë ndaluar një automjet dhe kanë marrë me forcë nga aty dy qytetarë, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët dhe banorët e zonës.


Arsyet e ndalimit të dy qytetarëve nuk dihen ende, ndërsa sipas denoncimit të një qytetari, reagimi i policisë ishte vërtetë i ashpër pasi dukej sikur po i merrnin peng dy qytetarët.


Pamjet janë vërtetë shqetësuese, ndërsa qytetarët ngrenë pyetjen se “Nëse na merr peng policia kë duhet të telefonojmë”, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe rendin në vend.


“Përshëndetje! Ja shteti që duam ne, të fortët e Edi Ramës. Nuk e di për çfarë arsye ndodhi, sepse nuk isha prezent për ta dëgjuar, por ishte një rast banal fare. Policia nuk duhej të kishte reaguar në atë formë, nuk është një shembull i mirë sjelljeje nga ana e policisë”,- shprehet qytetari krahas videos së publikuar nga JOQ.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page