top of page

Kërcënoi me pistoletë sportive punonjësit e njësisë administrative, e pëson 84-vjeçari në Maliq. Në banesë iu gjetën…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një i moshuar në Maliq ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka kërcënuar me pistoletë sportive punonjësit e njësisë administrative Libonik. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. A., 84 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.


“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës), për shtetasin E. A., 84 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me pistoletë sportive, punonjësit e njësisë administrative Libonik, për motive të dobëta.


Nga veprimet e mëtejshme procedurale, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu çifte të cilën e posedonte me lejen përkatëse, një gjerdan me fishekë, dy karikatorë pistolete, 3 mjete prerëse (thika), disa krehra pushke dhe sasi municionesh të kalibrave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, sqaron policia./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page