top of page

Çfarë do të ndodhë me pensionin tuaj? Vendimi i ri sjell ndryshime të rëndësishme

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar një vendim të ri për indeksimin e pensioneve në masën 6.4%, një ndryshim që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën e përllogaritjes së përfitimeve për qytetarët që dalin në pension në vitet në vijim.


Sipas vendimit, koeficienti i ri i indeksimit do të përdoret për llogaritjen e bazës së vlerësuar të kontributeve deri në vitin 2024, duke shërbyer si referencë për përcaktimin e masës fillestare të pensioneve për të gjithë ata që fitojnë të drejtën e pensionit nga data 1 janar 2026 e në vazhdim.


Vendimi parashikon gjithashtu kufij të rinj për bazën e vlerësuar të pagave dhe kontributeve, si dhe një metodologji të përditësuar për llogaritjen e tyre, duke marrë në konsideratë periudha të ndryshme të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në vitin 2024.


Efektet financiare që rrjedhin nga ky indeksim do të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Autoritetet bëjnë me dije se ndryshimi do të aplikohet vetëm për pensionet e reja që do të caktohen nga viti 2026 dhe nuk prek pensionet ekzistuese.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe konsiderohet pjesë e përditësimit të formulës së pensioneve në vend, me synim reflektimin më të drejtë të kontributeve dhe zhvillimeve ekonomike ndër vite.

“KORÇA BOOM”


bottom of page