top of page

ÇMENDEN MJEKËT te “Shefqet Ndroqi”, debati mes kolegëve degjeneron në nxjerrje th*kash

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 23, 2025
  • 1 min read

Rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës.


Dyshohet se shtetasi D. Ç., 32 vjeç, ka goditur me thikë kolegun e tij, M. O., 37 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po heton rrethanat e ngjarjes.


Njoftimi:


Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror,

dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.


Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.


Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.


Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page